Fier, makina del nga rruga, vdes 51-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 51-vjeçari ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në aksin rrugor Sheqishte-Verbas në Fier.Një automjet me targa FR 23 68 D ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit A. Jakupaj 51 vjeç.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.