Akuzat e PS për censusin, reagon Pollo: Rama ka probleme me aritmetikën fillestare

Ministria Inovacionin dhe TIK ka reaguar pas akuzave të kryesocialistit Edi Rama në Durrës se Qeveria urdhëroi fshehjen e të dhënave të punësimit nga botimi i rezultateve të censusit. Në një deklaratë për mediat, Ministri Genc Pollo, kryetar i Komisionit Qendror të Censusit, thekson se "INSTAT i ka botuar rregullisht shifrat e përqindjet e papunësisë dhe Edi Rama rregullisht i ka mohuar ato e shumë të tjera pa dhënë shpjegime e arsye."INSTAT i ka botuar rregullisht shifrat e përqindjet e papunësisë dhe Edi Rama rregullisht i ka mohuar ato e shumë të tjera pa dhënë shpjegime e arsye. Papunësia sipas censusit 2001, një dekadë më parë, u botua tre vjet më vonë, pasi kaq kohë u desh për përpunimin e të dhënave. Me censusin 2011, ky përpunim do të marrë dy vjet dhe papunësia do të publikohet në shtator 2013” deklaron Pollo.Sipas shefit të inovacionit dhe TIK, zoti. Rama mund të kishte komentuar rezultatet e publikuara të censusit që dëshmojnë zhvillimin dinamik social-ekonomik në Shqipëri, por sipas tij duke iu shmangur kësaj e duke insistuar se në vend kemi 1 milion të papunë ose 58.5% e popullsisë aktive, Edi Rama insiston të dëshmojë se ka probleme akute me aritmetikën fillestare pa folur për nocionet bazë të demografisë.