Bashkia heq taksën për 30 biznese, shkak djegia e tregut te ish Kombinati 1 vit më parë

Bashkia e Tiranës ka përjashtuar nga taksa vendore mbi biznesin e vogël, tregëtarët pranës ish Kombinatiti Ushqimor në Tiranë që para një viti u përfshinë nga zjarri.Fillimisht flakët përfshinë njërin prej kontenierëve të ndodhura në këtë treg, e për pasojë zjarri filloi të përhapet me shpejtësi edhe në disa ambiente të tjerë tregtimi. Janë 30 biznese të këtij tregu të cilët nuk do të paguajnë taksë për 1 vit.Gjithashtu lehtësira fiskale do të ketë subjektet e biznesit të vogël me aktivitet luleshitës dhe librashitës me një ulje të detyrimit për taksën e biznesit të vogël në masën 30%, një nga pikat kjo e prekur përgjatë diskutimeve në projekbuxhetitn e 2013 që Kryebashkiaku pati me qytetarët e Tiranës. Lehtësira fiskale për këtë biznes nis pas 10 ditëve.Në taksën vendore, në pikën 1, Këshilli bashkiak ka vendosur të bëjë një ndryshim për vendosjen e taksës së përshkohshme të gjelbër.Sipas këtij vendimi "Taksa e përkohshme për ndikimin e antenave të telefonisë së lëvizshme" aplikohet për të gjithë subjektet që vendosin antena të telefonisë së lëvizshme mbi tarracat e pallateve apo godinave të ndryshme brenda territorit të qytetit të Tiranës. Niveli i kësaj takse është 2.000.000 lekë/antenë/vit.