Gjelat e detit “mësyjnë” Tiranën, simboli i festave nuk do të mungojë në tavolina

Gjeli i detit ngelet simboli i festave të fundvitit. Tregjet në Tiranë, kryesisht Pazari i ri, janë mbushur me tregtarët të cilët thonë se këtë vit ka më pak blerje se herët e tjera.Ata thonë se udhëtojnë cdo ditë në kryeqytet me gjelat e detit, por shitjet janë të rralla edhe pse cmimi nuk ka ndryshuar nga një vit më parë.Nga ana tjetër qytetarët thonë se pavarësisht krizës, gjeli i detit nuk mund të mungojë në tryezën e tyre. Megjithatë ka edhe nga ata që nuk do ta shijojnë simbolin e festës këtë fundvit.