Shqiptarët sfidojnë krizën, do kalojnë festat e fundvitit jashtë vendit

Pavarësisht situatës ekonomike, Krishlindja dhe Viti i Ri duket se nuk do të jenë të varfër për shqiptarët.Një pjesë e mirë e tyre kanë nisur pronotimet për të festuar jashtë vendit.Italia e Dubai janë destinacionet historike, por qytetarët nuk i janë trembur as krizës financiare të Greqisë, sepse edhe në shtetin fqinj ka patur një numër të konsiderueshme kerkesash.Menaxherët e agjensive turisitke thonë se edhe kompanitë kanë bërë ulje të cmimit të biletave, duke joshur me oferat e tyre. Griselda Goxhara, i referohet kërkesave në Agjencinë Turistike Yldon për të dhënë një ide më të qartë se ku do të festojnë shqiptarët në fundvit.Të shumtë ka qënë ata që kanë zgjedhur Shqipërinë, duke vlerësuar turizimin malor në vend.Ajo që vihet re është se pavarësisht destinacioneve turistike, shqiptarët kanë preferuar të lënë Shqipërinë edhe për të takuar të afërmit, kryesisht në vendet fqinje e për të kaluar me ta Krishlindjen apo Vitin e Ri.