Rikostruktohet unaza e Fushë Krujës, investimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Rikostruksioni i unazës së Fushë Krujës është drejt përfunditmi dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit si investues në të tha se ky segement u shërben 40 mijë banorëve. Konkretisht unaza e re bën komunikimin e bashkive Fushë-Krujë, Krujë, komunës Cudhi dhe bizneseve vendase.Më herët ekspertët e fondit e kanë vlerësuar këtë unazë si një nga arteriet kryesore rrugore dhe se investimi në të ka qenë i nevojshëm për shkak të mungesës së ndërhyrjeve për vite të tëra. Gjendja e mëparshme e unazës ka qenë me gropa dhe me vështirësi kalimi, ndërsa u vlerësua për riskonstruksionin e saj.Aktualisht unaza u shërben qytetarëve, drejtuesve të automejteve, biznesve sepse shmang trafikun në qendër të qytetit të Fushë-Krujës, duke minimizuar zhurmat dhe pluhrat e krijuara në qytet. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci pa nga afër këtë investim.Unaza e re është e asfaltuar me një gjerësi që varion nga 6-7 m dhe me bankina anësore në të dy krahët 0.75 m. Ajo është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës përfshirë trotuaret, ndriçimin publik, sinjalistikën, sistemin e kullimit dhe kolektorin e ujrave të bardha, vepra arti, mure mbajtëse. Sipas ekspertëve ky segment rrugor është projektuar dhe ndërtuar për të përballuar një trafik të dendur dhe mjete të tonazhit të lartë.