Pro bashkimit Shqipëri-Kosovë, rezultati i dalë nga sondazhi “Fondacioni Kult Tetovë”
Deklarat e Kryeministrit më 27 nëntor se në kontekstin historik "Shqipëria e Madhe arrin deri në Prevezë" si dhe daljet publike nga AK për Shqipërinë etnike ka rritur ndjeshmërinë dhe reagimet e popullates ndaj kësaj cështje.Sipas një sondazhi të bërë në Shqipëri, 1200 të intervistuarit kanë dhënë përgjigjet e tyre nëse e duan Kosovën dhe Shqipërinë të bashkuar. Pyetjes "A doni që bashkimi i Shqipërisë me Kosovën të ndodhë para bashkimit me Europën i janë përgjigjur pozitivishtë 64% dhe me JO, 25%.Gjithashtu sipas këtij sodazhi pyetjes nëse do të zhvillohen zgjedhjet sot a do të votonin dhe për cilën parti do të votoni, 71% e të intervstuarve janë përgjigjur se do të votojnë 15% se nuk do të votojnë.Qytetarët nuk kanë hezituar të plotësojnë edhe kuadratin se për kë parti do të votoni, duke renditur PS me 36%, PD me 29.6% dhe më pas partitë e tjera. "Fondacioni Kult Tetovë" tha se kanë edhe eksperienca të tjera të më parëshme për sondazhe dhe se marzhi i gabimit nuk është me shumë se 3%.