I rrëshket këmba, mbytet në pus 11-vjeçari në Tapizë

Një fëmijë 11 vjeçar ka gjetur vdekjen tragjikisht, duke u mbytur në një pus. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tapizë të Tiranës, ku një fëmijë me iniciale Z. Ziguri ka rënë aksidentalisht në një pus të një shtëpie private.Burime nga policia bëjnë me dije, se minorenit i ka rrëshkitur këmba dhe është fundosur në pus, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia, e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.