Roma fitore të lehtë përkundrejt Atalantës

Roma e kthen në një seancë stërvitore ndeshjen e 1/8 në Kupën e Italisë përballë Atalantës duke konfirmuar dhe momentin e mirë që po kalon. Në sfidën e Olimpicos, verdhekuqtë dhurojnë një 90 minutësh spektakolar duke mundur me rezultatin 3-0.Kryeqytetasit me kwtw rezulytat e kan nisur në mënyren më të mirë të mundshme aventuren në kupen e Italiasë. I pari që ka hapur serin e golave në këtë përballje ka qenë mesfushori Miralem Pjaniç në minuten e 21 të pjeses së parë me anë të një goditje nga distance. Ndërsa 10 minuta më vonë është sulmuesi kryesor i kësaj skuadre Osvaldo që dyfishon rezultatin. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e kryeqytetasve që nuk falin në Olimpiko ndërsa në 10 minutat e parë të pjesës së dytë vjen edhe trefishimi i rezultatit nga ana e të riut Destro. Ky gol do të jet i fundit në këtë përballje ku Roma siguron fitoren ndaj bergamaskëve.Përveç kësaj përballje sot dhe neser do të luhen edhe tre ndeshje të tjera të vlefshme për fazen e 1/8 të kupes së Italis.Sot kampionet e italis dhe finalistet e kupes së edicionin e kaluar to tëp resin në Juventus stedium skuadren e kaliarit ndërsa në përballjen tjetër të dites së sotme Parma do të pres Katania.Ndërsa neser do të luhet sfida tjetër mes Milan dhe Regjines. Kjo e fundit aktualisht militon në serin B Italiane. Në sansiro Milan kërkon fitoren për të siguruar kalimin në fazen tjeter ndaj një kundërshtari jo shumë të fort në leter.