Qeveria ndryshon me akt normativ buxhetin e shtetit për 2012

Me nje akt normativ, kabineti qeveritar ka bërë disa ndryshime rrënjësore në buxhetin 2012 gjatë mbledhjes së ditës së sotme. Sic bëhet me dije nga njoftimi në faqen zyrtare të qeverisë, të ardhurat buxhetore për 2012-ën ulen me 23 miliardë lekë, niveli i stokut të borxhit shtetëror parashikohet të arrijë deri në 791,524 milionë lekë. Ndërkaq kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit nga burime të brendshme dhe të huaja është 48 368 mln lekë, ndërsa niveli i stokut të garancive parashikohet të arrijë deri në 62,683 milionë lekë.Po kështu me propozim të Kryeministri Berisha Klajda Gjosha është emëruar zv.ministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjosha, aktualisht kryetare e LGI do të zëvendësojë në këtë post zonjën. Filloreta Kodra.“Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:Në ligjin nr.10487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, bëhen këto ndryshime:Neni 1Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:“Neni 1Buxheti për vitin 2012 është:Të ardhurat 332 758 milionë lekë;Shpenzimet 381 126 milionë lekë;Deficiti 48 368 milionë lekë.Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.”.Neni 2Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:“Neni 2Buxheti i shtetit për vitin 2012 është:Të ardhurat 263 172 milionë lekë;Shpenzimet 311 540 milionë lekë;Deficiti 48 368 milionë lekë.”.Neni 3Neni 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:“Neni 3Buxheti vendor për vitin 2012 është:Të ardhurat 27 049 milionë lekë;Nga të cilat:Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 13 876 milionë lekë;Të ardhurat 13 173 milionë lekë;Shpenzimet 27 049 milionë lekë.”.Neni 4Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:“Neni 4Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2012 është:l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqërorTë ardhurat, gjithsej 83 360 milionë lekë;Nga të cilat:- kontributet 50 287 milionë lekë;- transferimet nga buxheti i shtetit 33 073 milionë lekë;- Shpenzimet 83 360 milionëlekë.Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe për kategoritë specifike të personave të vetëpunësuar. Diferenca ndërmjet kontributeve të veçanta me kontributin minimal mbulohet nga transferta e buxhetit të shtetit, por jo më shumë se kufijtë e transfertave të përcaktuara në këtë ligj. Për vitin 2012, teprica e të ardhurave, sipas degëve të sigurimit shoqëror, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.2. Skema e sigurimit suplementarTë ardhurat, gjithsej 5 405 milionë lekë;Nga të cilat:- kontributet 290 milionë lekë;- transferimet nga buxheti i shtetit 5 115 milionë lekë;- Shpenzimet 5 405 milionë lekë.”.Neni 5Neni 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:“Neni 8Të ardhurat e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:Grantet 4 020 milionë lekë;Të ardhurat tatimore 235 922 milionë lekë;Të ardhurat jotatimore 23 230 milionë lekë.”.Neni 6Neni 9 ndryshohet si më poshtë vijon:“Neni 9Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit nga burime të brendshme dhe të huaja është 48 368 milionë lekë, nga i cili 900 milionë lekë financohen nga të ardhurat e privatizimit. Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja totale për financimin e deficitit prej 47 468 milionë lekësh nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.Çdo e ardhur nga privatizimi, e arkëtuar mbi shumën e parashikuar në këtë ligj, përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve për investime dhe uljen e huamarrjes, e cila, automatikisht, rrit kufirin e deficitit të buxhetit të shtetit, të përcaktuar në nenet 1 dhe 2 të këtij ligji.”.Neni 7Neni 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:“Neni 10Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:Shpenzimet korrente 239 950 milionë lekë;Shpenzimet kapitale 64 690 milionë lekë;Fondi rezervë 1 800 milionë lekë;Fondi i kontingjencës përruajtjen e deficitit 2 600 milionë lekë;Fondi për rritjen e pagavedhe pensioneve 2 500 milionë lekë.Kufiri i shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion, në nivel programi, është sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.Këshilli i Ministrave vendos norma dhe standarde financiare për shpenzimet publike, të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme.Gjendja e mjeteve monetare, që do të rezultojë në fund të vitit buxhetor në llogarinë unike të thesarit, si rezultat i mosrealizimit të shpenzimeve ose tejkalimit të të ardhurave, të transferohet në llogarinë e shpronësimeve për interesa publike.”.Neni 8Neni 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:“Neni 13Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, prej 1 800 milionë lekësh, përdoret për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore. Fondi i kontingjencës për ruajtjen e deficitit, prej 2 600 milionë lekësh, përdoret me vendime të Këshillit të Ministrave. Fondi për rritjen e pagave e të pensioneve, prej 2 500 milionë lekësh, shpërndahet nga ministri i Financave, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave.”.Neni 9Neni 18 ndryshohet, si më poshtë vijon:“Neni 18Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2012, është 86,570 milionë milionë lekë, i dhënë me hollësi si më poshtë:1. Për huamarrjen vjetore neto, për mbështetjen buxhetore, deri në 25,120 milionë lekë.2. Për huamarrjen neto, për financimin e projekteve të huaja, deri në 46,000 milionë lekë.3. Për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, deri në 13,700 milionë lekë.4. Kufiri për rritjen vjetore të stokut të borxhit, si rezultat i riskedulimit të borxheve të vjetra të huaja, të papaguara, deri në 1,750 milionë lekë.Niveli i stokut të borxhit shtetëror parashikohet të arrijë deri në 791,524 milionë lekë, ndërsa niveli i stokut të garancive deri në 62,683 milionë lekë.”.Neni 10Ngarkohet Ministria e Financave të nxjerrë udhëzime për zbatimin e këtij ligji.Neni 11Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.