Sturridge: Jam i lumtur që u largova nga City

Te Manchester City ka qenë vetëm një pengesë, ndërsa te Liverpooli është një mes më të mirëve të skuadrës së parë në Premierligë.  Para sfidës në Anfield Road, Daniel Sturridge ka kujtuar kohën kur ka qenë pjesë e qytetarëve."Nëse do të qëndroja në Manchester, sot nuk do të isha këtu ku jam. Ishte e vështirë për mua te  City, isha i ri dhe kishte yje në skuadër. Realisht, nga akademia, vetëm Richards ka mbetur në skuadër. Ndaj  mendoj se e kam bërë zgjedhjen e duhur.", deklaroi fillimisht futbollisti  anglez për Daily Mirror.Me tej sulmuesi i të kuqve shtoi se  Chelsea e ka ndihmuar shumë."Te  Chelsea, kam pasur mundësinë të mësoj nga yje të kalibrit të Drogbas dhe mendoja se do më jepej mundësia ta tregoja veten, por nuk besoja se mund ta mbuloja rolin e qendërsulmuesit. Te blutë më shihnin si futbollist krahu dhe jo si një sulmues i parë dhe ishte një gjë që më ka bërë keq, sepse gjithmonë luaja në qendër".Në fund ka një koment edhe për skuadrën aktuale."Liverpooli ka qenë një hap vendimtar për ta pasur mundësinë që të dal në pah më shumë, në mënyrën e cila më bën të ndihem më i lumtur. Një gjë e cila nuk ka qenë e mundur te Chelsea", përfundoi ai.