Tirana luan mbijetesën me Lushnjën

Tirana sot do të luaj një sfidë shumë të rëndësishme për ndaj Lushnjës për të mbijetuar në Superligë. Bardheblutë kanë të njëjtën kuote pikësh si Lushnja 34 dhe kërkojnë të marrin një fitore të rëndësishme ndaj Lushnjarëve që thuajse nuk kanë asnjë shans për të mbijetuar duke qenë se ndodhen në vendin e parafundit me 26 pikë.Bardheblutë sot nuk do të kenë as trajnerin e tyre në stol ndërkohë që ka shumë dilema në lidhje me formacionin. Ndeshja me Vllazninë në radhët e ardhshme ka bërë që Tirana të ruhet në lidhje me lojtarët që kanë dy kartona të verdhë. Mungesa e konfirmuar është ajo e Gilbertos ndërsa ende nuk është vendosur nëse do të aktivizohen Kalari, Muca, Taku,Pashaj dhe Koreshi.Në portë do të jetë Lika, në mbrojtje Kërciku, Muca, Kaja dhe Hoxhallari. Në mesfushë përpara tyre mund të luajnë Delic dhe Karabeci, ndërsa Koreshi dhe Kahata nga krahët do të mbështesin dyshen e sulmit, Morina dhe Kahata.Edhe Lushnja do të jetë në emergjenc të plotë ndaj skuadrës së Tiranës. Erio Xhafa është i skualifikuar, ndërsa pritet të mungojnë edhe Tiodorovic, Mihani dhe Dervishi. Lushnjarët pritet të hehdin në fushë formacionin 4-4-2.Në portë do të jetë Spaho. Në mbrojtje Byzhyti, Sulo, Sula dhe Bakiasi. Në mesfushë pritet të aktivizohen Topi, Cela në qendër dhe Gjyla me Trashin nga krahët për të mbështetur Fonsekën dhe Cankën.Lushnja nuk fiton në Qemal Stafa që nga 17 maji i vitit 2003. Kjo do të jetë përballja e tretë për këtë sezon pasi deri tani në dy ndeshje kanë nga një fitore secila skuadër.