Premier League, java e 34-të

Kjo fundjave pritet të dhuroj emocione të shumta në Premier League.  Ndeshja e cila mund ta vendosë titullin kampionë mund të jetë sfida mes Liverpoolit dhe Manchester City. Dy skuadra që nga fillimi I sezonit kanë treguar synimet e qarta për të fituar titullin kampionë. Brendan Rodgers ka një ekip që po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe jo më kot ai së bashku me kapitenin Xherard dhe Suarez u shpallën më të mirët e muajit Mars. Edhe skuadra e Pellegrinit po kalon një formë të mirë dhe ka edhe dy ndeshje më shumë për të luajtur. Mungesa të mëdha nuk ka te asnjë skuadër pasi te City do rikthehet sulmuesi argjentinas, Kun Aguero që ka shënuare 26 gola këtë sezon.Chelsea i Jose Murinjos pasi ka mësuar kundërshtarin në Ligën e kampioneve që do të jetë skuadra e Atletiko Madrid do të luaj një sfidë aspak të lehtë ndaj Suonsi në transfertë. Vendasit kanë një pozicion aspak të mirë në tabelën e klasifikimit dhe do të bëjnë maksimumin për të frenuar blutë e londrës të cilët edhe mund të ndjejnë lodhjen nga impenjimi në Ligën e kampioneve ndërkohë që skuadra e Murinjos i duhet një fitore edhe për të përfituar nga përballja direkte mes Liverpulit dhe Sitit.Një tjetër sfidë interesante do të jetë edhe ajo mes Uest Bromuic dhe Totenhemit. Spursat do të kërkojnë një fitore për të vazhduar ëndrrën për një vend në kupat europiane.