Mosmarrja e statusit, Berisha: Rama realizoi qëllimin e tij ogurzi
Kryeministri Berisha ka fajësuar kreun e opozitës Edi Rama për mosmarrjen e statusit kandidat nga Shqipëria.Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se me vendimin e djeshëm kryesocialisti Rama realizoi qëllimin e tij për bllokimin e statusit."Dje ministrat e jashtëm të BE-së vendosën që Shqipëria nuk merr dot statusin pa votuar tre ligjet në Parlament. Në këtë kontekst Edi Rama realizoi një qëllim ogurzi, qëllimin e bllokimit të marrjes së statusit me besimin e verbër se statusi do të forconte më shumë pozitën e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme. Unë gjykoj se statusi forconte pozitën e të gjithë shqiptarëve në procesin e integrimit dhe forconte gjithashtu kontributin e të gjitha palëve në këtë proces. Mirëpo zoti Rama beson se murin që u ngrit shqiptarëve me mosvotimin e 3 ligjeve do të mundn ta fsheh dhe maskojë duke iu servirur atyre kërkesën për hapjen e negociatave me kërkesën për marrjen e statusit" tha Berisha.Kryeministri Berisha theksoi se kryesocialisti Rama tentoi që statusi i kandidatit të kushtëzohej nga zgjedhjet por sipas tij kjo nuk ndodhi."Me këtë veprimtari bllokuse zoti Rama iu diktoi mbështetësve të tij se statusi do kushtëzohet me zgjedhjet dhe kjo nuk ndodhi sepse jo se zgjedhjet nuk janë një proces i një rëndësie jetike por sepse Komisioni Europian kur i rekomandoi statusin institucioneve nuk pranoi kërkesën e Ramës për të futur zgjedhjet si kusht për statusin. Jo, zgjedhjet do të jenë kusht për hapjen e negociatave. Dhe unë ju garantoj ju se deri dje zoti Rama tentonte të mashtronte sepse brenda selisë së PS-së ka debat për këtë çështje. Nuk është gjë ajo foto me gjethe fiku siç është fotoja e tij sot për bllokimin e statusit. Ajo foto është lule” shtoi Berisha.Berisha: Ligji për shtetësinë hyn në fuqi pas zgjedhjeveKryeministri Berisha iu referua edhe ligjit për dhënien e shtetësisë duke theksuar sërish se ky ligj do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të qershorit 2013. Sipas kryeministrit dhënia e saj do të bëhet në përputhje me ligjin e shtetësisë shqiptare.“Kjo shtetësi për kriterin ekonomik do jepet për ata që investojnë 200 mijë dollarë dhe këtë e faktojnë nga organi tatimor. E ka Hungaria, Bullgari, Mali i Zi dhe vendet e zhvilluara. Por ka një problem dhe kjo është Republika e Kosovës pasi kemi të bëjmë me një shtet konsolidimi i pavarësisë së të cilës është interesi jetik i shqiptarëve. Ata janë në një proces të pyetësorit për marrjen e vizave kështu që kjo kërkon një ulje së bashku me ta për të përcaktuar modalitetet dhe rrugët më të përshtatshme të zgjidhjes së këtij problemi" tha Berisha.Berisha:Shqipëria s`ka asnjë ambicie territorialeKryeministri Berisha deklaroi sot se Shqipëria s`ka asnjë ambicie territoriale mbi fqinjët ndërsa shtoi se është penguar edhe ndërtimi i rrugës së kombit nga frika e bashkimit të shqiptarëve.“Shqipëria është një vend që nuk ka asnjë ambicie territoriale dhe kjo është e prerë dhe e qartësuar. Përkundrazi Shqipëria e ka shprehur në mënyrën më të përsëritur se vizatimi i kufijve në këtë kohë nuk është në interesin e shqiptarëve. Por duke thënë këtë askush nuk mund të mohojë që kombi shqiptar është i copëtuar në 5 shtete dhe ai që e mohon këtë fakt nuk i kontribuon stabilitetit. U përpoqën të na bllokonin ndërtimin e Rrugës së Kombit pasi kishin frikën e bashkimit të shqiptarëve, por tani Rruga e Kombit po shtrihet deri në Nish dhe kjo nuk i kontribuon vetëm shqiptarëve por edhe serbëve. Kjo rrugë është thënë se do të ndërtohet nga BE dhe unë e përshëndes këtë" tha Berisha.Kryeministri Berisha shtoi se albanofobia është një problem për paqen dhe stabilitetin dhe kërkoi nga shtetet fqinje të çlirohen nga këto paragjykime. "Ftoj fqinjët që të mirëkuptojnë në interesin më të mitë të tyre kapërcimin e mosmarrëveshjeve një shekullore të vendosur ndaj shqiptarëve. Prandaj kjo klauzolë kërkon përballje të përbashkët me opozitën dhe me partitë e tjera sepse ne jemi një shtet” shtoi Berisha.