Ministria e Mjedisit-USAID, memorandum për uljen e shkarkimit e gazeve serë

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit me USAID-in për reduktimin e gazeve serë në atmosferë. Ky memorandum përfshin planifikimin dhe zbatimin e strategjive të shkarkimeve të ulëta në sektorë të ndryshëm, ndërkohë që kontribuon në rritjen ekonomike të vendit.Ne fjalën e tij Ministri i Mjedisit Mediu foli për dobishmërinë e kësaj marrëveshje të arritur me USAID. Ndërkohë përfaqësuesi i USAID në Shqipëri Sean Huff mirëpriti këtë marrëveshje duke thënë:"Çështjet klimatike janë sa një një problem global aq edhe rajonal dhe kërkohet kontributi i të gjithëve në përmirësimin e saj. Falenderoj Ministrin Mediu për këtë marrëveshje të nënshkruar në të mirën e përbashkët".Me nënshkrimin e këtij memorandumi Shqipëria i bashkohet vendeve të tjera të rajonit, Maqedonisë, Moldavisë, dhe Serbisë, duke krijuar hapësira të reja për bashkëpunimin dhe shkëmbimet rajonale në kuadër të ndryshimeve klimatike.