Korçë, burri dhunon gruan shtatzënë, arrestohet

Një grua shtatzënë është dhunuar nga I shoqi paraditen e sotme në qytetin e Korçës.Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen nr 9 të qytetit juglindor ku Olsi Iljazi ka dhunuar gruan e tij 6 muajshe shtatzënë Rudina Iliazi pas një sherri me këtë të fundit.Menjëherë gruaja është dërguar në spitalin e Korçës dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore e saj dhe e foshnjës është jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e Olsi Iljazit i cili tashmë akuzohet për plasgosjen e bashkëshortes së tij.Ndërkohë një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djelë në Orikum të Vlorës ku 37-vjeçari Shkëlqim Çeliku vrau bashkëshorten e tij Manushaqen për motive xhelozie duke lënë jetim 2 fëmijë.