"21 janari", gjykata rrëzon dëshminë e ekspertit mjeko-ligjor

Pas turbullirave që solli dëshmia e Ndoc Çardakut në gjyqin e 21 janarit se plumbi që ka qëlluar Ziver Veizin është devijuar dhe për më tepër në rrobat e viktimës janë gjetur gjurmë druri, gjykata vendos të hedhë poshtë dëshminë e tij.Vendimi i trupës i kryesuar nga gjykatësi Besnik Hoxha erdhi menjëherë pas kërkesës së prokurorisë për të rrezuar këtë dëshmi.Sipas prokurorit Blerim Tominaj ky ekspert ka tejkaluar kompetancat e tij profesionale duke u përgjigjur edhe për pyetje të cilat nuk janë të fushës së tij profesionale. Për këtë fakt prokurori kërkoi riekspertim të aktit nr.610,të hartuar nga Çardaku nga një ekspert i ri më profesionist.Ndërsa i menjershëm ka qënë edhe reagimi i palës mbrojtëse, ku avokati Genci Gjokutaj kërkoi rrëzimin e kërkesës së akuzës. Sipas tij ky ekspert është zgjedhur vetë nga prokuroria midis shumë të tjeresh. Prokuroria sipas Gjokutaj duhet të kishte lexuar aktin 610 dhe ta sillte si provë.Por edhe pas këtij moment ka reaguar prokurori duke shtuar se eksperti Çardaku ka deklaruar shumë e më shumë se nga ajo që cka eshte shkruar në akt. Ndërkaq ne sancën e radhës gjykata do të zgjidhë ekspertin e ri mes 4 emrave që do të sjellë mbrojtja dhe akuza.