Gjyqi ndaj Ilir Xhakjes, gjykata e Durrësit shtyn më 19 nëntor vendimin

Shtyhet më 19 dhjetor vendimi për Ilir Xhakjan. Gjykata e Apelit në qarkun e Durrësit ka vendosur gjatë seancës së sotme gjyqësore të shtyjë edhe me një javë tjetër dhënien e vendimit për Xhakjan, i cili akuzohet për vrasjen e Qerim Malokut.Ndërkohë gjatë seancës Avokati mbrojtës i Xhakjas ka deklaruar se nuk ka prova të mjaftueshme që klienti i tij të përfshihet në vrasjen e Malokut. Por nuk ka qenë në një mendje akuza, ku Prokuroria e Durrësit është shprehur se ka patur subjektivitet ne vendimin e parë të gjyqtarit Tabaku për lirimin e Xhakjas. Nsisur nga kjo Prokuroria ka kërkuar 24 vite burg për vrasjen e Qerim Malokut.Ilir Xhakja, autori i vrasjes së komisarit të Shijakut, po rigjykohet për vrasjen e ndodhur 14 vjet më parë. Pas marrjes nga Prokuroria e Durrësit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që e shpalli të pafajshëm Xhakjen për vrasjen e Qerim Malokut, është kërkuar ndryshimi i këtij vendimi në Apel. Ngjarja për të cilën ai është rikthyer në gjyq ndodhi më 26 korrik 1998 në Katund–Sukth të Durrësit, ku u vra Qerim Maloku.Për këtë krim u akuzua Xhakja, i cili u dënua me 21 vjet heqje lirie. Pas disa procesesh në Apel dhe më pas në Gjykatën e Lartë, kjo e fundit riktheu çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës. Këtë herë prokurori kërkoi dënimin e Xhakjes me 24 vjet burg për vrasjen e Malokut dhe armëmbajtjes pa leje.Drejtues i trupit gjykues ishte gjyqtari Neritan Tabaku, i cili më 9 shkurt 2011 e deklaroi të pafajshëm Ilir Xhakjen për veprën penale të vrasjes, duke e akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje. Krimi ndaj komisarit të Shijakut më 13 shtator të këtij viti riktheu sytë nga dosja e Xhakjes, ku u mësua se gjyqtari e kishte mbajtur të fshehtë vendimin, duke mos e zbardhur.