Reshjet e dëborës, probleme në qarkun e Lezhës

Prej 2 ditësh reshjet e dëborës kanë prekur edhe qarkun e Lezhës dhe kryesisht  zonat malore te Mirditës. Akset rrugore të zonave rurale kalohen me vështërësi pasi trashësia e dëborës ka arritur në 30 cm dhe po vijon edhe gjatë ditës së sotme.Situata është prezantuar nga prefekti i Lezhës Pal Dajçi, sipas të cilit po punohet për të mbajtur të hapura të gjitha akset rrugore, ndërsa borëpastrueset janë prezente përgjatë rrugës së kombit duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks të rëndësishëm rrugor.Emergjencat civile ka prazantuar një situatë të vështirë edhe në zonat fushore, ku megjithëse ka patur një përmirësim të gjendjes sërish përmbytjet janë prezente.Për ti paraprirë problemeve që mund të krijohen prej tyre janë angazhuar të gjitha njësitë vendore  dhe po mbahen kontakte të vazhdueshme për monitorimin e plotë të problematikës që mund të krijohet.