Dhuna në shkolla, ankesa nga mijëra prindër: Probleme me fëmijët

450 000 prindër kanë ngritur zërin kundër dhunës fizike dhe psikologjike që ushtrohet ndaj nxënësve në shkolla. Ata kanë firmosur një peticion, të hartuar nga UNICEF dhe Ministria e Arsimit, ku përcaktohen rregulla të reja të disiplinës në mësimdhënie.Peticioni i shpërndarë në të gjitha drejtoritë rajonale arsimore ka nxjerrë në pah një sërë problemesh që u shkaktohen nxënësve si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike, që variojnë që nga braktisja e shkollës dhe deri tek humbja e përqedrimit.Megjithatë gjetjet tregojnë se ka një rritje të dhunës psikologjike në raport me atë fizike. Projekti gjithashtu synon edhe përfshirjen më të madhe të prindërve në edukimin e fëmijëve dhe bashkëpunim më të ngushtë me mësuesit."Buzëqesh, bëj Durim, më Mëso" plani kombëtar 4 vjecar i Ministrisë se Arsimit, ka filluar të implementohet në sistemin arsimor parauniversitar me qëllim çrrënjosjen e dhunës në shoqërinë shqiptare.