Topi: Qeveria dhe opozita e lanë Shqipërinë pa status

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi ka bërë përgjegjës qeverinë dhe opozitën për humbjen e statusit kandidat për vendin. Në një leksion të hapur me studentë, Topi tha se palët duhet të pranojnë dështimin për mosmarrjen e statusit kandidat dhe ti kërkojnë falje publike qytetarëve shqiptarë.Duke iu referuar zgjedhjeve 2013 kreu i FRD theksoi se kryeministri Berisha i sheh zgjedhjet e 2013 si kusht ndaj Bashkimit Europian,dhe jo si cështje fondamentale të demokracisë .“Kryeministri aktual ka dhënë prova që jo vetëm i ka dhunuar zgjedhjet por ka arritur te deformoje edhe votën e presidentit të republikës” u shpreh z.Topi.Topi garantoi se Fryma e Re Demokraitke do të sjelle në politikën shqiptare, një politikë e cila do të verë pushtetin në funksion të shtetit dhe qytetarëve dhe do ti orientojë ata drejt vlerave dhe parimeve te Bashkimit Europian.