Data 12.12.2012, supersticiozët dyndje martesash në Tiranë

Të lidhesh martesë është një moment i rëndësishëm për çdo njeri. Por më i veçantë ky moment bëhet kur zgjedh një ditë speciale për të kurorëzuar dashurinë. E një ditë e tillë është 12. 12. 2012 që ka ngjallur kërshërine e çifteve që të shënojnë në çertifikatën e martesës pikërisht këtë datë, madje ka nga ata që kanë pritur me vite këtë moment. Mjafton një vëzhgim në zyrat e gjendjeve civile për të verifikuar këtë valë martesash.Vetëm në njësinë 5 të kryeqytetit janë caktuar 15 seanca kurorëzimi.Ndërsa në njësinë nr .3 dhe katër ka patur fluks të madh për pronotimet për këtë datë.Ndoshta për shumë prej këtyre çifteve lumturia nuk do të jetë e lidhur domosdoshmërisht me fatin që sjell kjo datë që nuk përsëritet më, por në jetën e tyre do e kujtojnë se janë martuar me 12.12.12.