Lezhë, arrestohen autorët e vrasjes së 17-vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2012, 12:30
Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të dyshuar të vrasjes së 17-vjeçarit Daniel Bardhoci dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Evaristo Marashi 19 vjeç dhe Aleksandër Sallaku 32 vjeç të cilët akuzohen se ka qëlluar me armë dy adoleshentët pas një sherri me ta.Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datën 4 shtator në fshatin Blinisht të Lezhës, ku dy autorët kanë qëlluar me breshëri automatike dhe me pistoletë Daniel Bardhocin, 17 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa nga plumbat u plagos rëndë edhe shoku i tij, Osvaldo Marku.