Miratohet heqja e taksës doganore për kafen

Komisioni i ekonomisë ka kaluar vetëm më votat e mazhorancës propozimin e qeverisë për heqjen e taksës doganore për kafen e papjekur, për uljen e akcizës për kafenë e pjekur, për 5 fishimin e gjobës për punëdhënësit që nuk sigurojnë punonjësit si dhe për mbështetjen e universiteteve që ofrojnë bursa për studenët.Kjo paketë fiskale është debatuar ashpër në komisionin e ekonomisë, pasi sipas opozitës në komisison nuk shkon përqytetarët shqiptarë por ndihmon një numër të caktuar biznesesh që janë afër me pushtetin.Por opozita në komision ka kërkuar heqjen tërësisht të taksës për biznesin e vogël çka ka sjellë debate mes mazhorancës dhe opozitës.Kreu i komisionit Edmond Spaho tha se gjatë drejtimit të bashkisë së Tiranës kreu i PS Edi Rama nuk dha asnjëherë  një shembull për heqjen e taksave.Këto ndryshime në paketën fiskale pritet të kalojnë në seancën plenare.