Zgjedhjet, KQZ shqyrton vendndodhjen e qendrave të votimit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka marrë sot në shqyrtimin projekt-vendimin për mënyrën e bashkimit të qendrave të votimit, caktimit të vendndodhjes së tyre dhe përgatitjen e hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.Sipas projekt-vendimit synohet përcaktimi i rregullave që duhet ndjekur nga organet e qeverisjes vendore, gjatë procesit të ngritjes së qendrave të votimit, bashkimit të tyre dhe përgatitjes së hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet.Gjithashtu në këtë vendim përcaktohen dhe afatet kur kryetarët e njësive të qeverisjes vendore duhet të njoftojnë KQZ-në për një sërë përcaktimesh që bën Kodi Zgjedhor.“Jemi ne ekstremet e kohës. Na keni informuar që janë ngritur grupet e punës për projektet teknologjike, por nëse nuk ndërhyhet në mënyrë urgjente, këto projekte janë seriozisht të rrezikuar” tha përfaqësuesi i PS-së Genci Gjoncaj.Ai gjithashtu kërkoi thirrjen e një seance të hapur publike me përfaqësuesit e grupeve të punës për të marrë informacione për punën e bërë deri më tani.Kryetarja e KQZ-së ka theksuar se puna ka nisur dhe nesër në 12.00 grupi i punës do të mblidhet. “Ne do të mblidhemi nesër dhe Gjncaj jeni i ftuar të jeni i pranishëm. Kush është i interesuar le të marrë pjesë” tha Lleshi.