Elbasan, makina përplas këmbësorin, plagoset 56-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 56-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.Një automjet me targa EL 7879 B i cili drejtohej nga 46-vjeçari Shyqyri Kapurani ka përplasur 56-vjeçarin D.Shabani në momentin kur ky i fundit ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit dhe sipas mjekëve ai ndodhet në gjendje të rëndë.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e mjetit Shyqyri Kapurani dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.