Shqipëria humb statusin, Fyle shuplakë politikës: Lërini interesat personale
Shqipëria humb shansin për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, ndërkohë që Stefan Fyle, Komisioneri për Zgjerimin në BE, i ka dhënë një shuplakë politikës shqiptare duke u shprehur se duhet të vijojë dialogun si dhe duhet të mos mendojë për interesat e saj vetjake. Në konferencën për shtyp në Bruksel, Fule ka bërë mëse të qartë se dera e BE për Shqipërinë mbetet e hapur, por duhet të plotësohen kriteret e vendosura.“Kemi një mesazh të qartë për Shqipërinë. Njihet puna e madhe që ka bërë Shqipëria, por ne inkurajojmë palët për të vijuar më tej. Dyert e BE mbeten të hapuara, por Shqipëria duhet të vijojë me reformat, plotësimin e kërkesave të KE që më pas t'i jepet statusi. Politikën duhet të vijojnë dialogun dhe të mos lejojnë që axhenda europiane të jetë peng i interesave të tyre partiake.Ndërsa Ministrja e Jashtme e Qipros, që mban presidencën e radhës së BE-së, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të jashtëm në konferencë ka theksuar se Shqipëria duhet të kalojë testin e zgjedhjeve për të qenë pjesë e BE. Ndërkohë që Serbia dhe Kosova kanë bërë hapa pozitë, por duhet të vijojnë dialogun mes tyre dhe të normalizojnë marrdhëniet.“Këshilli mirëpriti progresin e bërë nga Shqipëria për të përmbushur prioritetet dhe vuri në pah rekomandimet për ti dhënë Shqipërisë statusin vendit kandidat dhe vlerëson zgjedhjet parlametnare si test krucial për funksionimin e institucioneve Këshilli e fton komisionin për të raportuar sa më parë”, deklaroi Ministrja e Jashtme e Qipros.