Lëvizjet në Polici, Didi në Komision: Kuliçajt iu dha grada në kundërshtim me ligjin VIDEO

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi zbulon se një një pjesë e ish-zyrtarëve të lartë të policisë, kanë patur grada në kundërshtim me ligjin.Në seancën dëgjimore të komisionit hetimor për emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit, Didi përmendi sot pasdite emrat e 2 ish-zv/drejtorëve të policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, dhe Muhamet Rrumbullakut si dy zyrtarë të lartë të policisë të cilët kanë marrë gradat në kundërshtim me ligjin."Një pjesë e ish-punonjësve të policisë, kanë patur grada në kundërshtim me ligjin si ish-zv/drejtori Agron Kuliçaj. Edhe ish-zv/drejtori i Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka probleme me gradën duke përfituar në kundërshtim me ligjin", tha Didi para deputetëve të Komisionit Hetimor.Nga ana e tij ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj se transferimet brenda një nate të 12 drejtorëve të qarqeve i kishte bërë vetë dhe mbante përgjegjësi.Seanca dëgjimore e komisionit hetimorKomisioni hetimor për largimet, lëvizjet dhe emërimet në policinë e shtetit u mblodh sot në një seancë maratonë, ku u mbajten seanca dëgjimore me drejtues dhe ish-drejtues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.Komisioni nisi punimet rreth orës 14:00, ndërsa që në hyrje të seancës ka pasur debate mes kreut të këtij komisoni Arben Ristani dhe deputetit socialist Taulant Balla lidhur me praninë e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ne mbledhje.Balla ka kërkuar që Ministri të paraqitet në Komision në orën 18:00,pas mbarimit të seancave dëgjimore me drejtues dhe ish-drejtues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.Një fakt i tillë është kundërshtuar nga Ristani, pasi sipas tij nuk është parashikuar në planin për seancën e sotme, por per nesër në 12:00.Burgaj: Ndryshimet në polici i bëra vetë, më pas dhashë dorëheqjenSeanca dëgjimore ka vijuar me pyetjen e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ku ka deklaruar se është larguar me dorëheqje në zbatimi të ligjit nga policia.Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, më pas ka drejtuar një pyetje për ish-drejtorin Burgaj: A janë bërë emërimet konform ligjit?“Ka patur raste kur janë shkarkuar Drejtorët, jam konsultuar me Ministrinë e Brendshme, lëvizjet janë bërë sipas gradave. Konsultat historikisht janë bërë me Ministrat e Shtetit, nuk mund të them nëse kjo ka pasur ndikim te rendi. Vendimet i kam marrë unë dhe për këtë mbaj përgjegjësi unë.Ndërkaq ripranimet janë bërë në përshtatje me ligjin, një pjesë e tyre kanë qenë në proçes ripranimi.Unë kam bërë gjithsej 15 largime dhe ripranime, kam zbatuar ligjin e Policisë së Shtetit” është përgjigjur ish-drejtori i policisë së shtetit.Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka deklaruar gjatë seancës dëgjimore se nuk është kompetenca e tij emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Lidhur me shkarkimet e bëra pas marrjes së detyrës prej tij, Didi është shprehur se kjo ka ardhur pasi një pjesë e ish-punonjësve të policisë, kanë patur grada në kundërshtim me ligjin, si ish-zv/drejtori Agron Kuliçaj“Kam mbi 16 vite punë në polici në 20 vitet e fundit.Prokuroria ka vendosur të mos hetojë emërimin tim në detyrën e Drejtorit në Policinë e Shtetit të bërë nga PD.(Në video dëshmia e plotë e Burgaj në Komisionin hetimor)Ja orari i dëgjesave të sotme në komision1. Hysni Burgaj, ish-drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit 07.04.2014, ora 14.002. Xhevair Karaj, drejtor i personelit në policinë e shtetit 07.04.2014, ora 14.203. Artan Didi, drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit 07.04.2014, ora 14.404. Altin Qato, zëvendësdrejtor i përgjithshëm 07.04.2014, ora 15.105. Sokol Bizhga, zëvendësdrejtor i përgjithshëm 07.04.2014, ora 15.256. Artion Duka, shef komisariati 07.04.2014, ora 15.407. Ilir Proda, shef komisariati 07.04.2014, ora 15.508. Gezim Zhupaj, shef komisariati 07.04.2014, ora 16.009. Vojo Peçi, shef komisariati 07.04.2014, ora 16.1010. Vangjel Boroka, shef komisariati 07.04.2014, ora 16.2011. Gramoz Dafku, shef komisariati 07.04.2014, ora 16.3012. Rrustem Mazreku, shef komisariati 07.04.2014, ora 16.4013. Agim Çumani, shef komisariati 07.04.2014, ora 16.5014. Besmir Cebini, shef komisariati 07.04.2014, ora 17.0015. Henrigert Mitri, shef komisariati 07.04.2014, ora 17.10