Gardianët torturuan Ilia Karelin dhe fshehën gjurmët, Drejtori i burgut s'e ndaloi VIDEO

“Një nga 14 gardianët që po e qëllonin Ilia Karelin, bërtiti që të ndalonim, por asnjëri prej nesh nuk e bëri. Madje dhe ai që bërtiti vazhdoi dhe vetë ta qëllonte. Në atë kohë hyri në dhomën e torturës Drejtori i Burgut të Nigritës dhe na tha:“Kush ka ndërmend ta qëllojë dhe një herë dijeni se do ta lërë të vdekur dhe do të mbajë përgjegjësinë. Dhe nëse kjo ndodh do të humbim edhe shtëpitë tona. Më pas Drejtori thirri një punonjës për të pastruar gjakun në dysheme dhe mure, jo sepse u shqetësua për Ilia Karelin, por sepse duhej thirrur mjeku në mënyrë që të bëhej diçka që Kareli të mos humbte jetën”.Kjo është vetëm një pjesë nga dëshmia e dhënë para Prokurorisë nga nje gardian I burgut të Nigritës, i cili ka deklaruar se 14 gardianët e turnit kanë marrë pjesë në torturimin dhe masakrimin e shqiptarit Kudret Kume dhe vetëm një gardian nuk ka pranuar të behet pjesë e dhunës brutale raciste.Por ky rrëfim tregon qartë se pjesë e përgjegjësisë është edhe Drejtori i burgut të Nigritës, i cili ka parë gjithë skenën por u ka kërkuar që thjesht ta linin të gjallë, pasi përndryshe do të humbisnin gjithçka.“To vima.gr” bazuar në këtë dëshmi zbardh edhe faktin se Ilia Kareli pasi është rrahur barbarisht është goditur edhe më një çarçaf të laget, të lidhur në dy skajet. Kur njëri prej gardianëve e ka goditur në kokë shqiptarin, një tjetër koleg i tij ka dalë nga dhoma e torturës dhe i ka kërkuar Drejtorit të burgut të ndalë masakrën dhe të heqë nga puna personin që po tregohej më i pamëshirshmi nga të gjithë me goditjet e tij ndaj shqiptarit.Por Drejtori ka deklaruar se nuk do ta ndërmarrë një vendim të tillë, pasi ai ishte një punonjës i mirë dhe se kjo çështje do të mbyllej aty.Kjo dëshmi vë para përgjegjësisë Drejtorin e burgut, që deri tani kishte deklaruar se të gjithë fajtorët do të dalin para ligjit, por tashmë zbulohet se ka qënë në dijeni të kësaj masakre, personave të përfshirë, e madje ka parë me sytë e tij gjithçka, por është kujdesur të fshihen gjurmët dhe që shqiptari të torturohej, por të mos jepte shpit, i bindur se kjo do tu kushtonte shumë të gjithëve.10 ditë pas vdekjes në burg të Ilia Karelit, tetë prej gardianëve kanë marrë afat të dëshmojnë në hetuesi ditën e martë, kurse gjashtë të tjerët dhe Drejtori i burgut priten të thirren për të deponuar në ditët në vazhdim.