Doda-Vokshi në Forumin Global të Grave: Gratë, më të prekurat nga rrotacioni politik

Me ftesë të forumit Global te Grave Parlamentare, deputetet Mesila Doda kryetare e AGD dhe Kryetare e grupit të miqësisë Shqipëri-Islandë dhe Albana Vokshi kryetare e Komisionit të cështjeve sociale, morën pjesë në konferencen boterore me temen "Prania e gruas ne politike, kusht perparimi per shoqerine", ku merrnin pjese deputete dhe senatore nga te gjitha kontinentet.Ne konference, depuetetet parashtruan qëndrimet e tyre lidhur me rolin e gruas në shoqërinë e sotme dhe sfidat e saj në shoqërinë shqiptare. Ato nënvizuan nevojën për një prani më të shtuar të grave në politikë, duke promovuar modelin e Islandës, i cili është listuar në 5 vitet e fundit si vendi i parë në botë për diferencën midis burrave dhe grave si dhe është vendi me praninë më dominante të grave në politikë.Deputetet demokrate theksuan gjithashtu nevojat e medha të gruas shqiptare që përfshijnë problematika të rënda njerëzore, sic është fenomeni i dhunës në familje, i cili ende nuk po përballet në mënyrë serioze nga shteti dhe shoqëria, ashtu dhe ato të kushteve të pasigurisë ekonomike.“Gruaja shqiptare ka nevoje për ndihmë në rritjen e pjesmarrjes në politikë, në forcimin ekonomik dhe në përmirsimin e rolit të saj në strukturën shoqërore. Sot janë mijra gra, nëna e kryefamiljare që po pushohen cdo ditë nga administrate, duke keqkuptuar ndërrimin e pushteteve si hakmarrje mbi punonjësit e vecanërisht gratë dhe vajzat”theksuan deputetet.Gjatë kësaj vizite, deputetet Dida e Vokshi paten takime pune me Ministrin e Jashtëm islandez, Gunar Sveinsson, ministren e Cështjeve Sociale Iglo Harbrdottir, kryetaren e komisionit të cështjeve sociale Singridur Ingradottir. Deputetet shqiptare morren pjesë në takime me presidentin e Islandës Olafur Ragnar Grimsson dhe kryeministrin e Islandës Sigmundur Gumnlaugsson.Gjatë këtyre takimeve deputetet Doda dhe Vokshi, kërkuan rritjen dhe intensifikimin e marrdhënieve midis dy vendeve, vecanërisht ato të marrdhënieve parlamentare. Islanda është vend lider në energjinë e rinovueshme, peshkim, turizëm dhe ceshtjet sociale dhe ndarja e përvojave të tilla do nxiste një bashkpunim të frytshëm dhe interes reciprok mes dy vendeve.