Rama tapi në zonën e Kënetës: Po mbajmë premtimin për legalizim falas VIDEO

13 mijë qytetarë të ish Kënetës në Durrës, një zonë tërësisht informale, janë në pritje të legalizimit të banesave. 100  prej tyre e morën tapinë e shtëpisë nga kryeminsitri Edi Rama i cili pasi nënvizoi se ky është një premtim i mbajtur i PS-së dhe LSI-së, siguroi se procesi do jetë falas."Jemi sot këtu për të çuar përpara realizimin konkret  të një zotimi madhor të fushatës sonë për rilindjen e vendit dhe jo vetëm fushatë së PS-së por edhe të fushatës së LSI-së për të shkuar më shpejt drejt një Shqipërie normale, drejt një Shqipërie europiane. Dhe si Aleancë të Shqipërise Europiane ne sot jemi këtu pasi jemi të gatshëm që zotimin tonë për të mbyllur legalizimet si një plagë e madhe e thelluar dhe e infektuar në vite falas  ta bëjmë realitet duke filluar në cdo zonë të Shqipërisë  për dhënien e dokumentave të pronësisë për të gjithë ata që kanë aplikuar vite më parë" tha Rama.Ndërsa akuzoi qeverinë e kaluar se ka dhënë dokumenta false, Rama theksoi se ato që shpërndahen sot nga qeverisja aktuale janë tituj të vërtetë pronësie."Mos harrojmë se janë 160 mijë aplikime të bëra në vite për të cilat nuk është bërë asgjë dhe askush nuk i ka vajtuar t`u torkasë në derë qytetarëve. Dhe janë dhjetra mijëra në to për të cilat familjet kanë paguar tre herë pa llogaritur ato që kanë paguar për xhepat e atyre që shfaqeshin në dyert tuaja sa herë afrohej një fushatë elektorale dhe madje shkuan deri aty sa t`ju jepnin edhe letra false. Ne sot kemi ardhur t`ju japim dokumenta pronësie, tituj pronësie.  Kemi bërë një ndryshim themelor në proces duke vendosur  që ALUIZNI të vijë tek ju dhe të jetë shërbëtori juaj për të përballuar gjithë procesin dhe për të plotësua gjithë  dokumentacionin. Ai dokumentacion që ishte tortura më e madhe e familjeve që donin të bënëin një legalisim sot jo vetëm që do të bëhet me asistencën e drejtëpërdrejtë të sekspertëve të ALUIZNI-it por do të jetë i gjithi falas dhe të gjithë procesin e mban përsipër shteti" shtoi Rama.Kreu i qeverisë shtoi më tej se pas dhënies së certifikatë së pronësisë, shtëpia e çdo kujt do të kthehet në kapital që do të shërbejë ai garanci edhe për të marrë kredi."Nga ana tjetër falas do të behet legalizimi edhe për të gjithë familjet pa përjashtim sepse ne duhet t`i japim fund këtij procesi duke i krijuar mundësinë çdo familje që ka ndërtuar një shtëpi të bëhet pronar. Ne e bëjmë këtë edhe për ekonominë familjare të gjithë secilit por edhe për ekonominë kombëtare.  Sepse këto familje që janë me dhjetra mijëra kanë investuar gjithçka që kanë pasur dhe gjithë paratë që kanë mundur të kursejnë i kanë nëpër mure dhe në çati. Në momentin kur sot shtëpia kthehet në një pronë të regjistruar ajo nuk është më vetëm një strehë por një kapital që mund ta qarkullosh. Me këto letra ai mund të shkojë në bankë të marrë një kredi për të hapur një biznes të vetin, të vetëpunësohet dhe të bëjë një aktivitet tregtar dhe ekonomik" shtoi Rama.Rama: Kush vjedh energjinë do shkojë në burg“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm që Shqipëria është sot në një luftë jetë a vdekje në kuptimin më të vërtetë të fjalës sa i takon sigurisë energjitike. Jemi një vend ku energjia vidhet dhe po nuk i dhamë fund vjedhjes së energjisë do të gjendemi në një krizë nga ku nuk na shpëton dot askush. Prandaj ne kemi marrë masa dhe do të vijojmë të përforcojmë masat ligjore kundër vjedhjes së energjisë. Ne ndryshe nga pararadhësit nuk e kemi filluar nga të varfërit ndërkohë që vjedhja më e madhe e energjisë sot në Shqipëri vjen nga bizneset që paguajnë sa një familje e varfër me sahatet e manipuluara. Kemi filluar dhe shumë shpejt Parlamenti do të mriatojë një ndryshim rrënjësor në kodin penal që nuk do të ketë më gjobë për vjedhje të energjisë por burg. Kush vjedh energjinë do shkojë në burg dhe do të paguajë gjobë".Ndërsa Ministra Gjermeni u shpreh se ministria që ajo drejton, institucionet përkatëse, ALUIZNI, drejtoria e përgjithshme në Tiranë apo dhe drejtoritë në rrethe, janë më të angazhuara se kurrë për të qëndruar në krye të këtij procesi e për ta realizuar atë me sukses të plotë, në përmbushje të premtimit ndaj qytetarëve.