Kalim të paligjshmëm të kufirit, policia e Vlorës ndalon 10 klandestinë në Qeparo

Një grup klandestinësh prej 10 personash janë kapur nga policia e Vlorës për kalim të paligjshmëm të kufirit.Ndalimi i tyre u bë në fshatin bregdetar Qeparo në një operacion të zhvillluar nga Sektori kundër trafiqeve pranë Drejtorisë së policisë së qarkut Vlorë, ku u kapën dhe shoqëruan 10 klandestinë te paligjshem nga Eritrea, te cilet udhetonin me automjetin tip Mercedes-Benz me targa FR 9057 B, me drejtues shtetasin Sokol Çerkizi 42 vjeç, banues në Tiranë.Policia shoqëroi edhe drejtuesin e mjetit Sokol Çekrezi, i cili shoqëronte klandestinët përkundrejt pagesës.Nga ana e bluve të Vlorës po kryhen te gjitha procedurat ligjore dhe po shkembehet informacion me agjensi te tjera ligjzbatuese.