Rama jep tapi në Durrës, Bashkia e Tiranës e “thumbon” për pallatin e Lames

Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, për legalizime falas të qytetarëve. Përmes një njoftimi për shtyp, Bashkia e Tiranës i cilëson qesharake deklaratat e kryeministrit Rama.Njoftimi i Bashkisë së Tiranës vijon më tej, ku thekson se kreu i qeverisë nuk bën gjë tjetër veçse sulmon dhe bllokon çdo arritje për qytetarët.Ndërkohë Bashkia e Tiranës i kujton kryeministrit Rama se ka pajisur me leje përdorimi 180 objekte , duke iu mundësuar mijëra qytetarëve të kryeqytetit marrjen e tapisë së shtëpisë dhe kjo thekson Bashkia, “falë miratimit të aktit normativ për t'i dhënë fund ngërçit të krijuar nga papërgjegjshmëria e Ramës”,përfundon njoftimin e saj Bashkia e Tiranës.Deklarata e BashkisëPaaftësia, e ka bërë jo vetëm gënjeshtar por edhe qesharak Edi Ramën. Sot i qau hallin ish- nënkryetarit të tij të Bashkisë së Tiranës se nuk e ka të hipotekuar pallatin. Është bërë për të ardhur keq se nuk di më dhe çfarë flet. Po pse për 11 vjet zoti Rama nuk e pajisët me hipotekë pallatin e Lames? Mos ndoshta si qindra të tjerë, ju pasi i lejuat ndërtuesit të shkelin lejen e ndërtimit vendosët të braktisni mijëra qytetarë nga e drejta e tyre për të pasur hipotekën e shtëpisë së tyre?!Bashkia e Tiranës ka pajisur me leje përdorimi 180 objekte deri më sot, duke u mundësuar 40 mijë qytetarëve të Tiranës të kenë tapinë e shtëpisë së tyre. Me iniciativën e Bashkisë u miratua akti normativ për ti dhënë zgjidhje ngërçit në të cilin kishte futur me papërgjegjshmërinë e tij mijëra familje të Tiranës, Edi Rama.  Ndërkaq, janë në fazat finale të përfundimit të procesit edhe 65 objekte të tjera, të ndërtuara po në shkelje të lejes së ndërtimit, me përfitues afro 14 mijë qytetarë të Tiranës.Ka edhe 132 objekte të tjera, me një problematikë e cila kryesisht konsiston në mungesën fizike të ndërtuesve, juridike apo në mungesën e vullnetit kur ata ekzistojnë si fizikisht dhe juridikisht.Kryeministri ska asgjë për të treguar deri me sot për punën e tij, por bëhet edhe më i pabesueshëm, gati qesharak kur në mungesë të rezultateve të tij sulmon, bllokon dhe nxin çdo arritje për qytetarët.