Ndërpriten punimet për thellimin e Gjadrit, banorët e Zadrimës: Të rrezikuar nga përmbytjet VIDEO

Banoret e Zadrimës në Lezhë kërkojnë që thellimi dhe zgjerimi i lumit Gjadër të mos vonohet. Ata ndjehen të rrezikuar nga lumi që çdo vit dëmton të mbjellat e tyre. Ndërprerja e punimeve për zgjerimin e lumit Gjadër ka shtuar pasigurinë dhe ka ulur besimin e banorëve, të cilët kërkojnë veprime të menjëhershme.Shqetësimi i ngritur prej banorëve është pranuar edhe nga kreu i komunës Dajç, Gjergj Doci. Ai ka deklaruar se angazhimi i bordit të kullimit ka qenë maksimal, dhe se rinisja e punës është çështje kohe. Kryekomunari premton se deri në fillimin e stinës së rreshjeve ky lum do të rehabilitohet dhe nuk do të jetë kërcënim për përmbytje.Nq lidhje me këtë problem, i kontaktuar nëpërmjet telefonit drejtori i bordit të kullimit në Lezhë Petrit Gjoni ka deklaruar se brenda javës së ardhshme do të jetë realizuar tenderi për blerjen e karburantit, që ka qenë edhe pengesa aktuale dhe menjëherë do të rinisë ndërhyrja.