Buxheti i Lezhës më i ulët se në 2013, mosmbledhja e taksave penalizon investimet në 2014 VIDEO

Buxheti i bashkisë së Lezhës është miratuar në shifra më të ulta se 1 vit më parë, dhe shkak janë bërë mos realizimet e 2013-tës. Ndonëse granti i qeverisë është shtuar me të paktën 35 % për këtë njësi vendore, mungesa e të ardhurave nga tarifat vendore ka sjellë edhe tkurrjen e këtij buxheti.Këshilli bashkiak ka gjetur dakortësinë me administratën për të miratuar këtë buxhet, ndërsa ka patur vetëm disa ndryshime në kulturë dhe sport, të cilat kanë pësuar një rritje në krahasim me propozimin e sjellë nga bashkia.Miratimi i buxhetit ka qenë thuajse i parashikuar, kjo edhe për shkak të një shumice cilësuese të të majtëve në këshillin bashkiak, ndërsa debatet janë referuar vetëm në investime, ku është kërkuar një shpërndarje më e drejtë e këtyre te ardhurave.Gjatë fjalës së tij, kreu i bashkisë Viktor Tushaj ka deklaruar se shqyrtimi rigoroz dhe i pandikuar politikisht të mekanizmit kryesor të zhvillimit ekonomik dhe social kulturor të Lezhës, përbën edhe një përgjegjësi para qytetarëve, të cilët presin përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e investimeve.Duke iu referuar treguesve të këtij buxheti, të cilët janë në rënie në krahasim me buxhetin e vitit 2013, Tushaj ka deklaruar se kjo i adresohet problemeve ekonomike të biznesit dhe familjeve që janë prekur nga kriza, ndaj parashikimet kanë qenë më objektive edhe në paketën fiskale, që pasqyrohet më pas edhe në buxhet.Miratimi i buxhetit të bashkisë Lezhë për vitin 2014, u ka hapur rrugë nisjes së investimeve të parashikuara nga kjo njësi vendore, ndërsa vëmendja maksimale është përqëndruar tek investimet me fondet e qeverisë, të cilat arrijnë një shifër mbi 3 milion euro.