Nis mbjellja e ullinjve në Parkun Kombëtar të Butrintit

Agjensia Kombëtare e Bregdetit ka nisur sot aksionin për mbjelljen në territorin e Parkut Kombëtar të Butrintit të 5 mijë rrënjëve ulllinj.Aksioni ka nisur fillimisht në fshatin Shën Dëlli, rreth 1 km larg qytetit Antik të Butrintit, fshat ky i banuar kryesisht nga mirditorë, të cilët janë akomoduar në këtë zonë përgjatë periudhës së tranzicionit.Projekti i mbështetur nga Kryeministri Rama do të bëjë të mundur shpërndarjen falas të 130 mijë rrënjëve ullinj të llojit kalinjot në të gjithë fshatrat bregdetare.Kjo nismë ndërmerret jo vetëm për ardhjen në ndihmë të banorëve të bregdetit, ku ulliri i llojit kalinjot është mbjellë tradicionalisht, por edhe për të ripopulluar peizazhe të dëmtuara apo zona të mbetura djerrë.Po kështu me ullinj do të mbillen edhe në qendra të Trashëgimisë Kulturore si dhe në rrugë rurale të zon