Statusi, Shehu: Papjekuria e klasës politike, pengesë për integrimin në BE VIDEO

Mazhoranca qeverisëse është jokoherente në raport me qasjen e saj drejt integrimit europian. Kështu konstaton, ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, duke deklaruar se veprimet përgjatë këtyre muajve të qeverisjes janë në kontraditë të plotë në raport me atë çfarë deklarojnë dhe mënyrën si veprojnë.Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Jonida Shehu, ai u shpreh pesimist për një përgjigje pozitive në qershor dhe për këtë shtoi " përgjegjësia duhet parë jo vetëm tek mosrealizimi i standardeve, por dhe papjekuria e klasës politike shqiptare."Politikani Shehu foli dhe për raportet e acaruara institucionale, qeveri-Presidencë, ku sipas tij vendimi për heqjen e fotos së Presidentit nga zyrat e shtetit, pasoi tensionet në rritje më vonë.Kosova me status vëzhguesi në AP, shton sigurinë në rajon"Është një lajm i mirë për Kosovë, shqiptarët dhe rajonin. Kosova tashmë fillon një rrugëtim të anëtarësimit në NATO, është krejtësisht natyrale dhe e dobishme për Kosovën e më gjerë. Kjo forcon pozicionet e Kosovës dhe shton sigurinë në rajon."Veprime joracionale të opozitës së djeshme penguan statusin"E gjithë kjo erë e re pozitive për shqiptarët filloi të fryjë që nga 22 marsi ’92. Ne kemi pasur periudha të shpejta në procesin e integrimit, në këto vite jo vetëm duhet të kishim matrrë statusin por duhet të kishim hapur negociatat. Statusi u pengua nga veprime joracionale, politike nga opozita e shkuar, proçes bllokues si pasojë e bojktoit në parlament, atyre tre ligjeve të famshme, ishte një çmim që paguam për këtë sjellje jo demokratike të opozitës. Klasa politike shqiptare është pjellë e mentalitetit, ne po paguajmë një haraç për gjithë historinë e vendit."Integrimi në BE, klasa politike s'ka pjekurinë e duhur të një vendi europian"E përshëndes takimin Rama-Merkel, ishte i rëndësishëm jo vetëm në aspektin bilateral, por edhe lidhur me marrëdhëniet tona me Brukselin. Ishte një takim që nuk ishte personal dhe pse disa media e transmetuan si të tillë, ishte mes Kryeministrit tonë dhe kancelares gjermane. Vërejtja e Merkel për drejtësinë ishte e arsyeshme, por ne si qeverisje demokratike nuk trashëguam sistem drejtësie nga e kaluara. Së dyti ka pasur intereferenca politike në drejtësi dhe së treti duke mos pasur traditë nuk e ka të lehtë të shkohë drejt një autonomie dhe pavarësie të plotë të saj. Statusi nuk na është refuzuar se Europa është kundër nesh. Sado të ketë paragjykime dhe euroskepticizëm, nuk janë të influencueshme në BE. Me punë brenda dhe transmetim imazhi jashtë kalohet. Unë jam që problemi duhet parë brenda. Kjo lidhet dhe me mentalitetin e politikës, që s’ka arritur pjekurinë e saj që duhet të arrijë për një vend, për të qenë pjesë e BE, se ne do ishim pjesë e BE nëse do kishim arritur këtë pjekuri, këtë zhvillim. Nëse ne se kemi marrë statusin, se kemi marrë për problemet tona. Të kalosh fajin jashtë kufinjve të Shqipërisë është e gabuar."“Sulmi” i Berishës ndaj Fyle, tjetër të akuzosh BE, tjetër të kritikosh një person"Është tjetër të akuzosh BE, tjetër të kritikosh një person. Ai nuk vendos. Unë jam kundër edhe deklaratës së Kryenministrit “Të zhvillojmë Europën në Shqipëri, pastaj se integrimi”.Realizimi i detyrave tona të shtëpisë matet me hapat e integrimit. Është e gabuar t'i marrësh të shkëputura, janë dy kollona kryesore. Europa nuk e ndërpret strategjinë e zgjerimit. Europa do shkojë drejt kohezionit më të fortë të saj. Jam i bindur që Europa ka jetë të gjatë dhe ne e kemi vendin në Europë.  Arritjet tona, plotësimi i standardeve tona, ka një tregues dhe një matës, janë hapat dhe shpejtësia drejt BE.Statusi në qershor? Elementët tanë të brendshëm janë kontradiktorë"Nëse shikojmë elementët tanë të brendshëm janë kontradiktorë, duam të integrohemi dhe bëjmë veprime arbitrare, goditet ligji për nëpunësin civil. Nuk jemi koherent me veten tonë. PD po jep të gjithë kontributin e saj dhe të mos dëmtojë në asnjë mënyrë këtë proces të integrimit europian, të kundërtën nga ajo që bëri lidershipi i PS-së kur ishte në opozitë. Statusi është garanci për thellimin e demokracisë në vend dhe moskryerjen e veprimeve arbitrare nga qeverisja, siç po ndodh."Ngërçi qeveri-presidencë,  fotoja shkatërroi urat e bashkëpunimit reciprok"Qeveria dhe Presidenca kanë një Kushtetutë që përcakton mënyrën e bashkëpunimit, dipendencën dhe autonominë e njëri-tjetrit. Kërkohet një respekt i përgjithshëm në respektimin e ligjit. Nëse flasim për institucionin e Presidentit, edhe nëse duam të kemi një President të forte aq sa e ka ligji, nuk mund të deklarojmë dhe të themi se heqim nga zyrat e shtetit shqiptar fotografinë e Presidentit. Është një mesazh shumë i gabuar, ndaj autoritetit dhe respektit të Presidentit jo si person, por si mision. Që këtu fillion simptomat, problemet dhe çështjet që nuk shkojnë mirë.Duhet të jemi të kujdesshëm në sinjalet që dërgojmë që në fillim, sepse në këtë mënyrë vendosim ose shkatërrojmë urat e bashkëpunimit reciprok."Analiza e PD, duhet analizuar thellësia e humbjes së zgjedhjeve"Analiza ka filluar, nuk bëhet me shkop magjik. Në diskutimet tona kemi rrahur mendime dhe gjëra të rëndësishme edhe lidhur me shkakun e humbjes së zgjedhjeve në qershor. PD ka treguar se është një forcë me fuqi të madhe gjeneruese, për këtë arsye ka jetuar dhe është sot. PD ndryshon çdo ditë, sot PD është në opozitë dhe do ndryshojë në shumë elementë të saj nga ajo që ishte në qeverisje.Rrotacioni politik nuk është humbje pas 8 vitesh qeverisje, thellësia e humbjes duhet analizuar. Lufta politike e PD ka tiparin e një lufte të përgjegjshme, të emancipuar, në përputhje me intreresat e vendit, një nga këto është dhe integrimi."Debatet në parlament për shkak të mungesës së ligjeve nga mazhoranca"Mazhoranca po bën kaq muaj në qeverisje, sa ligje ka sjellë në parlament? Mungesa e sjelljes së ligjeve konkrete është shkas për debate të tilla.Padyshim politikanët duhet të jenë më të kujdesshëm. Por PD është e shmangur ndaj çdo qëndrimi revolucionar dhe po kontribuon për frenimin e çdo akti antiligjor."Mesazhi i Ambasadës së SHBA për Lazaratin, apel ndaj shtetit për ndërhyrje"E lexova me vëmendje njoftimin e Ambasdadës amerikane. Të jemi realist atë e konsideroj shumë më të dobishme se kaq. Nëse dikur janë bërë gabime, kjo s’do të thotë që duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, gjithsekush ka përgjegjësitë e veta. Po shohim elementë të rrezikshëm, kemi shifra të larta të qarkullimit të drogave, në shifra të frikshme, rritje të krimit të organizuar dhe sofistikimit të tij, elementë të qartë të terrorizmit. Kjo është një thirrje që i bëhet shqiptarëve, shtetit shqiptar që të ndërhyjë dhe mos të lejojë të degradojë gjendja. Është një alarm për të qenë gjithpërfshirës në një fushatë sensibilizuese, sociale, qoftë dhe ndëshkuese për të goditur këtë element. Është një thirrje shumë më e gjërë sesa e drejtuar vetëm ndaj zyrtarëve amerikanë."