Ministria e Financave thirrje opozitës: Ndal sulmin ndaj administratës tatimore
Ministria e Financave ka reaguar ndaj akuzave më të fundit të Partisë Demokratike. Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Financave i bën thirrje opozitës të ndalë sulmet e pandershme ndaj administratës tatimore.Sipas kësaj Ministrie, pas 8 vite rrënimi të vazhdueshëm në Tatime dhe Dogana, qeveria e re ka vendosur në krye të administratës staf të kualifikuar, që po punon në mënyrë profesionale.Më herët Partia Demokratike akuzoi qeverinë Rama se shpërbleu me poste të rëndësishme autorët e skandalit financiar me serverin e Tatimeve.Në një deklaratë per mediat, zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi denoncoi emërimin e Ermal Beqirit në krye të informacionit dhe sigurisë për pronat e shqiptarëve dhe të Panajot Gjiknurit, vellait të Ministrit Damian Gjiknuri, në krye të informacionit të financave të vendit.Deklarata e plotë:I bëjmë thirrje opozitës t'i japë fund sulmit të pandershëm që po i bëhet çdo ditë administratës tatimore. Pas 8 vite rrënimi të vazhdueshëm në Tatime dhe Dogana, qeveria e re ka vendosur në krye të administratës staf të kualifikuar, që po punon në mënyrë profesionale.Të ardhurat nga Tatimet e Doganat jo vetëm që janë rritur me 150 milionë dollarë më shumë se një vit më parë (në 6 muajt e qeverisjes), por kanë tejkaluar edhe vetë planin e vendosur nga qeveria.Opozita duhet ta kuptojë se organet tatimore janë të shtetit, jo të politikës. Ato duhen inkurajuar, jo sulmuar. Vetëm duke pasur një staf të kualifikuar në Tatime dhe Dogana mund të rriten të ardhurat e shtetit dhe mund t'i shërbehet në mënyrë profesionale biznesit, duke garantuar konkurrencë të ndershme dhe barazi përpara ligjit.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë çmos që të dhënat e ruajtura në serverat e Tatimeve të jenë të sigurta, edhe pse sistemi u gjet në një gjendje jofunksionale. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po vazhdon punën për të modernizuar sistemin dhe për të ofruar një shërbim gjithmonë e më të mirë.