Skandali në serverin e tatimeve, PD: Rama shpërbleu autorët me poste kyçe VIDEO
Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka emëruar në poste kyçe të administratës dy autorët e fshirjes së të dhënave nga serveri i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në nëntor të 2013.Për këtë shërbim, thotë PD janë shpërblyer Ermal Beqiri, si dhe Panajot Gjiknuri, vëllai i ministrit aktual të Energjetikës, Damian Gjiknuri.Të dy këta persona kanë kryer audit në Drejtorinë e Tatimeve para se të zhduken mbi 4 milionë deklarata tatimore nga serveri i këtij institucioni.Përmes zëdhënëses për shtyp Laura Vorpsi, PD denoncoi sot emërimin e Ermal Beqirit, që cilësohet nga ajo si “kryetari i grupit të manipulimit”, drejtor i IT në Zyrën kombëtare të Regjistrimit të Pasurive. Ndërsa Panajot Gjiknurin, deri dje këshilltar i Ministrit të Financave, është emëruar drejtor i IT në Ministrinë e Financave.Disa orë më pas reagoi edhe ministria e Financave e cila i quajti sulme të pandershme ndaj administratës tatimore."Sipas kësaj Ministrie, pas 8 vite rrënimi të vazhdueshëm në Tatime dhe Dogana, qeveria e re ka vendosur në krye të administratës staf të kualifikuar, që po punon në mënyrë profesionale.Më 4 prill Gjykata Kushtetuesei dha të drejtë PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor për ndërhyrjet në serverin e tatimeve. Deklarata e plotë e PD-se sot Kryeministri Edi Rama ka shpërblyer grupin e sulmit në errësirë mbi serverin e tatimeve, duke ndarë për ta poste e detyra të rëndësishme.Kryetari i grupit që akuzohet për fshirjen e mbi 4 milionë deklaratave, dhe vjedhjen e të dhënave personale, konfidenciale, për interesa përfitimi të klientëve dhe të dyshes Rama-Meta, është bërë drejtor i IT në Zyrës kombëtare të Regjistrimit të Pasurive. Ndryshe, përgjegjës për sigurinë e pronave të shqiptarëve.Rama ka shpërblyer edhe Panajot Gjiknurin, vëllain e Ministrit të Energjetikës, deri dje këshilltar i Ministrit të Financave, për ngritjen e zbatimin e kësaj skeme korruptive. Kohët e fundit ai është emëruar drejtor i IT në Ministrinë e Financave.Edi Rama ka graduar në këtë mënyrë autorët e skandalit më të madh në sigurinë tatimore të shtetit shqiptar. Duke i shpërblyer këta persona, ndaj të cilëve ka edhe kallëzim penal në Prokurori, Rama tregoi edhe një herë se ata shkuan natën në serverin e tatimeve, për të kryer detyrat e Ramës dhe Metës. Kryetari i grupit të manipulimit vihet në krye të sigurisë së pronave të shqiptarëve. Bashkëpunëtori në krim, vihet në krye të informacionit të financave shqiptare. Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese, i ka hapur rrugë hetimit parlamentar të skandalit të vjedhjes dhe manipulimit të të dhënave të biznesit dhe qytetarëve, Edi Rama ka marrë masa për t’’u dhënë pushtet e trofe autorëve të krimit financiar. Partia Demokratike i konsideron këto akte të Kryeministrit si thellim të skandalit.Ne nuk do të ndalemi, derisa ta zbardhim plotësisht ngjarjen, mekanizmin korruptiv dhe derisa të nxjerrim në dritë të gjithë përgjegjësit, pavarësisht se sa të forta i kanë lidhjet politike, pavarësisht bekimit që kanë marrë nga dyshja Rama-Meta.Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka emëruar në poste kyçe të administratës dy autorët e fshirjes së të dhënave nga serveri i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në nëntor të 2013.Për këtë shërbim, thotë PD janë shpërblyer Ermal Beqiri,si dhe Panajot Gjiknuri, vëllai i ministrit të Energjetikës. Të dy këta persona kanë kryer audit në Drejtorinë e Tatimeve para se të zhduken mbi 4 milionë deklarata tatimore nga serveri i këtij institucioni.Përmes zëdhënëses për shtyp Laura Vorpsi, PD denoncoi sot emërimin e Ermal Beqirit, që cilësohet si “kryetari i grupit të manipulimit”, drejtor i IT në Zyrës kombëtare të Regjistrimit të Pasurive. Ndërsa Panajot Gjiknurin, deri dje këshilltar i Ministrit të Financave, është emëruar drejtor i IT në Ministrinë e Financave.Disa orë më pas reagoi edhe ministria e Financave e cila I quajti sulme të pandershme ndaj administratës tatimore.Sipas kësaj Ministrie, pas 8 vite rrënimi të vazhdueshëm në Tatime dhe Dogana, qeveria e re ka vendosur në krye të administratës staf të kualifikuar, që po punon në mënyrë profesionale.