Protesta kundër HEC-it në Bulqizë, banorët: Projekti na lë tokat pa ujin vaditës VIDEO

Ndërtimi i një HEC-i pranë fshatit Valikardhe të rrethit Bulqizë ka ngritur sërish në protesta banorët e komunës së Zerqanit.Banorët thonë se projekti do të lërë pa ujë 4 fshatrat e komunës të cilët vaditin tokat e tyre me ujërat e Liqenit të  Zi.Qindra banorë bllokuan të shtunën pasdite njërin kah të lëvizjes së automjeteve në aksin e rrugës nacionale Bulqizë-Peshkopi dhe paralajmëruan se nëse qeveria nuk ndërhyn, atëherë ata do të bëjnë vetëgjyqësi.Sipas banorëve përdorimi i ujit të liqenit të zi për hidrocentralin do të dëmtojë rëndë edhe parkun kombëtar që ndodhet në komunën e tyre.