Policia i pret rrugën gomones, kapen 2 tonë marijuanë, trafikantët "shpërndahen" VIDEO
Sekuestrohet rreth 2 tonë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa ndërsa në pranga është vënë një person i dyshuar si trafikues i drogës.
Aksioni është finalizuar sot nga antidroga e Vlorës, nga policia kufitare dhe Delta Force në afërsi Hidrovorit në pyjet e Akërnisë.
Lënda narkotike po transportohej me një makinë tip furgon i bardhë drejt bregdetit, ku pritej të ngarkohej në gomone dhe të nisej drej Italisë.Blutë e Vlorës kanë ndaluar edhe drejtuesin e furgonit, ndërsa kanë shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
Përveç sasisë së drogës, blutë e Vlorës kanë sekuestruar edhe mjetin tip furgon, një zetor 2 fuoristrada dhe mjaft litra benzol për skafin ose gomonen, drejtuesit e së cilës e braktisën atë sapo u pikasën nga policia.
Këta të fundit të ndihmuar edhe forcat Renea vijojnë aksionin në terren për ndalimin e trafikantëve të tjerë, ndërsa efektivët e Delta Forcë kanë nisur kërkimet për skafin ku pritej të ngarkohej lënda narkotike.