Bombula rrezikon dy apartamente te “Siri Kodra”, vetëm dëme materiale

2 apartamente janë përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Siri Kodra', ku dy apartamente në katin e katërt dhe të pestë të një pallati janë përfshirë nga zjarri, në rrethana ende të paqarta.Menjëherë në vengjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse, të cilat kanë mundur të bëjnë lokalizimin dhe më pas shuarjen e plotë të flakëve.Fatmirësisht e gjithë ngjarja ka kaluar pa lëndime në njerëz, duke u regjistruar vetëm dëme materiale në banesa.Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet se zjarri në apartemente të ketë ardhur si rezultat i shpërthimit të bombulës së gazit në njërin prej tyre.