Statusi i vëzhguesit në AP, Berisha: Një hap i rëndësishëm i Kosovës drejt NATO-s

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Asamblesë Parlamentare në NATO për të pranuar Kosovën me statusin e vëzhguesit te saj.Në një postim në faqen e tij zyrtare në facebook, Berisha vlerëson se kjo është një arritje e madhe e Kosovës së pavarur në rrugën e saj të anëtarësimit të plotë në Aleancen e Atlantikut të Veriut.“Te dashur miq, Asambleja Parlamentare e Aleances se Atlantikut te Veriut e mbledhur ne Riga vendosi te pranoje Kosoven me statusin e vezhguesit te saj. Kjo eshte nje arritje e madhe e Kosoves se pavarur ne rrugen e saj te anetaresimit te plote ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Urimet me te perzemerta per Kosoven, qytetaret, institucionet, shtetaret, forcat e saj politike per kete arritje te rendesishme ne rrugen e integrimit euroatlantik!!’shkruan Berisha.Kreu i delegacionit të Lituanisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Ojars Eriks Kalnins, ka bërë të ditur se, gjatë takimit në Riga, Parlamentit të Kosovës i është dhënë statusi i vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.Ndërkohë, Rusia është përjashtuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, në të cilën përfaqësohej me një marrëveshje të veçantë me Aleancën atlantiko-veriore.