Vaksinimi i fëmijëve në Fier, DSHP:Prindërit neglizhojnë,emigrantët pa informacion VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2014, 12:24
Vaksinimi i fëmijëve në rrethin e Fierit është kthyer në një çështje shqetësuese. Mjekët thonë se prindërit neglizhojnë të bëjnë vaksinat në kohën e përcaktuar, duke rrezikuar fëmijët të preken nga sëmundjet.Por më problematike paraqitet situata me fëmijët e emigrantëve që janë kthyer përfundimisht në atdhe, të cilët nuk marrin asnjë informacion për sistemin e vaksinave në Shqipëri.Drejtoria e Shendetit Publik të Fierit u ka apeluar prindërve të respektojnë afatet e vaksinimit dhe të interesohen tek mjekët pediatër për çdo shqetësim.