Avokati i Popullit në Pustec, shqetësim për flamurin kombëtar të dëmtuar VIDEO

Avokati i Popullit Igli Totozani është njohur me problematikën e  minoritetit maqedonas që jeton në komunën e Pustecit në Korçë.Gjatë takimeve Totozani tha se është i vetëdijshëm që duhet një ligji i ri për minoritetet dhe garantoi se zyra e tij po përgatit një raport që do ti paraqitet Parlamentit për këtë çështje.Por gjatë takimit me kreun e komunës, Totozani i kërkoi atij të ndryshojë flamurin e dëmtuar shqiptar në godinën e komunës, në shenjë respekti të simbolit kombëtar.(Fotoja e flamurit kombëtar të dëmtuar në Pustec)Nga ana e tij Kreu i komunës së Pustecit Edmond Themelko ngriti shqetësimin e mësimit të gjuhës maqedonase në shkolla dhe përfaqësimin e këtij minoriteti në institucionet shtetërore.Komuna e Pustecit banohet nga 5260 banorë me origjinë maqedonase.