Meta përmbyll vizitën në Kosovë, vizitë në Manastirin e Graçanicës, homazhe në Gllogjan VIDEO
Shqipëria dhe Kosova shumë shpejt do të ulen në tryeza të përbashkëta për të unifikuar projektet turistike dhe bujqësore. Angazhimi është ndërmarrë gjatë takimit mes nga kreut të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila."Ne do të jemi këtu gjithnjë e më shpesh, jo thjesht për takime kortezie dhe për të shkëmbyer mendime, por për të çuar përpara projekte konkrete, siç u përmend këtu, projekti i "Alpeve", i cii tashmë është konfiguruar si një projekt tepët konkret dhe me impakt për zhvillimin e turizmit si në zonën e Gjakovës, dhe në përgjithësi në të gjithë zonën kufitare, ashtu edhe në komunat dhe në bashkitë e Shqipërisë në kufi me Gjakovën Njëkohësit, ne kemi rënë dakord për të thelluar bashkëpunimin edhe në fushën e bujqësisë dhe shumë shpejt besoj edhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë do të jetë në Gjakovë me aktivitete konkrete këtu, edhe me Kryetaren e Komunës dhe me përfaqësuesit e këtyre aktiviteteve prodhuese", theksoi Meta.Në përmbyllje të vizitës në Kosovë, kryeparlamentari Meta ishte edhe në Manastirin e Deçanit, ku u prit nga At Sava Janjiç dhe përcolli këte mesazh.
"Jam sot këtu për të mbështetur forcimin e klimës së tolerancës fetare dhe të bashkëjetesës etnike. Shqipëria i kushton rëndësi tolerancës fetare dhe bashkëjetesës etnike, duke qenë e vëmendshme ndaj respektimit të të drejtave të njeriut.", tha Meta.Kryetari i Kuvendit, zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan, vendlindjen e Ramush Haradinajt, i cili mirëpriti Ilir Metën.
"Është nder që jemi këtu sepse përulemi gjithmonë me mirënjohje të thellë ndaj popullit të Gllogjanit dhe në radhë të parë ndaj bijve të Gllogjanit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Jemi këtu për të parë drejt së ardhmes, duke nderuar kujtimin e të rënëve, edhe duke punuar për ta çuar përpara amanetin e tyre për një Kosovë të lirë, por edhe për një Kosovë të begatë. Për një Kosovë ku fëmijët të rriten, të edukohen dhe të jenë krenarë për vendlindjen e tyre, për të parët e tyre, por edhe që të mos mendojnë më për t'u larguar nga Gllogjani, Deçani dhe nga Kosova, por përkundrazi ta realizojnë të ardhmen pikërisht këtu, në vendi e të parëve të tyre. Lavdi dëshmorëve të Gllogjanit dhe të gjithë Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarësi për popullin tuaj, për komunitetin tuaj", theksoi Meta pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.Ditën e fundit të vizitës në Kosovë Meta e filloi me një ndalesë në shtëpinë e këngëtares së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha në Prishtinë, së cilës Meta i shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për kontributin dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit shqiptar në vite.