Itali, vidhnin pije alkolike për pub-in në Shqipëri, kapet banda shqiptare

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh të cilët vidhnin pije alkolike nga marketet dhe i dërgonin në pub-in e tyre në Shqipëri.Mediat italiane bëjnë me dije se 5 shqiptarët, mes tyre dhe një grua pasi grabisnin supermarket në rajonin e Perugias dhe të Italisë qëndrore i sistemonin ato në një garazh përpara se t`i dërgonin në Shqipëri.Gjatë kontrollit në garazh policia italiane sekuestroi qindra shishe shampanje, vere dhe pije të tjera alkolike me një vlerë prej 10 mijë euro.Sipas policisë italianë, 5 shqiptarët janë autorë të disa vjedhjeve me thyerje të disa supermarketeve  në qytete të ndryshme të Italisë. Sipas policisë, banda shqiptare pasi arritnin të shmangnin kontrollet doganore mallin e vjedhur e dërgonin në Shqipëri.