Durrës, arrestohet 25-vjeçari, iu gjet në trup 3.3 kg kanabis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2014, 10:01
Policia e Durrësit ka sekuestruar sot 3.3 kg kanabis satia ndërsa në pranga ka rënë edhe transportuesi i drogës.Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se është arrestuar 25-vjeçari Ardit Sula, nga Elbasani i cili akuzohet për veprën penale "Prodhim, shitje lëndësh narkotike".Sipas policisë, rreth orës 21.00, tek Ura e Dajlanit, policia ka ndaluar për kontroll automjet tip Fiat me targa BJ 747MA ndërsa gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të mjetit, këtij të fundi iu gjet në trup një qese me lëndë narkotike me peshë 3 kg e 30 gr.Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe tre telefona celularë të cilët u gjetën në automjet.