Kosova hap të rëndësishëm drej NATO-s, merr statusin e vëzhguesit në AP VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2014, 10:15
Aleanca e Atlantikut të Veriut i ka hapur rrugën Kosovës për anëtarësim eventual në NATO.Gjatë një takimi të djeshëm në Riga të Lituanisë, Asambleja Parlamentare e NATO-së i ka dhënë dritën jeshile Parlamentit të Kosovës, për të qenë vëzhguese e punëve të këtij organi të aleancës.“Kuvendi i Kosovës ka marrë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-së”, ka shkruar shefi i delegacionit lituanez në këtë trup, Ojars Eriks Kalnins, në rrjetin Twitter.Mbrëmë vonë lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Pandeli Majko.