Konfindustria:Qeveria,e kujdesshme në vlerësimin e masave
Të gjithë skenaret e politikave fiskale për të cilat është rënë dakord parimisht me FMN-në, Qeveria duhet ti bëjë publike në kohë. Kjo është kërkesa që vjen nga Konfindustria, një ditë pasi Kuvendi miratoi kredinë e marrë nga Fondit Monetar Ndërkombëtar."Duke mbështetur në parim miratimin në Kuvendin e Shqipërisë të kredisë së FMN i kërkojmë vendimarrjes politike dhe ekzekutivit shqiptar të jenë të kujdesshëm në vlerësimin e masave të parashikuara në paketën fiskale shoqëruese” thuhet në deklaratën e Konfindustrisë.Biznesi i madh vlerëson se jo vetëm duhet të publikohen të gjithë skenarët e politikave fiskale, por edhe duhen konsultuar me qëllim suksesin e manovrës financiare dhe sigurimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme të shumëpritur.Sipas biznesit të madh të dhënat e ardhura për 3 mujorin e parë 2014 pranë Konfindustrisë tregojnë, se pjesë të paketës fiskale në fuqi kanë krijuar probleme në ekonominë reale dhe kanë nevojë për përmirësime të rëndësishme.